Telegrafi

Mozzik frymëzohet nga Capital T? (Foto)

Kohë më parë ajo çfarë ra në sytë e të gjithëve ishin fotografitë e Capital T.

Mënyra se si i realizonte tri fotografi në të njëjtin vend nga këndvështrime të ndryshme apo diçka e ngjashme, ishte e veçanta e profilit të tij në Instagram.

Përpos që tregohej tejet artist, ai zbulonte edhe anën e tij prej “modeli” që i bënte fotografitë fantastike.

Lexo po ashtu Capital T: Muzika jonë është fantastike

Por një gjë të tillë e kopjoji nga ai Mozziku transmeton Indexonline. Ai ka filluar pas Capital T trendin e publikimit të fotografive të tilla të cilin nuk po e ndalon më.

Si duket Mozzik ka pasur nevojë për një inspirim të tillë nga kolegu, në mënyrë që të jetë më aktiv në Instagram.

Për t’u bindur rreth kësaj shikoni fotografitë më poshtë: