Telegrafi

Pa makijazh dhe me flokët rrëmujë, Bebe Rexha publikon video e sapo zgjuar nga gjumi: As truri nuk po më funksionon

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare e njohur për hite si “I’m A Mess” dhe “Meant To Be”, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një pamje më personale dhe të pafiltruar teksa është sapo zgjuar nga gjumi.

Në imazhet e publikuara në InstaStory, ylli i muzikës shihet pa makijazh dhe me flokët blonde të shpërndara në një mënyrë të natyrshme, që sjell në pah aspektin e saj më autentik.

Megjithëse është zakonisht e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe të detajuara në skenë dhe në tapetin e kuq, Bebe na tregon se ka një bukuri të thjeshtë dhe të qetë që shndrit edhe pa shtresa të grimimit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Imazhet e saj të thjeshta por të goditura kanë marrë komplimente të shumta nga fansat, të cilët e vlerësojnë për guximin e saj për të qenë e hapur dhe reale në një botë ku imazhet e përpunuara mbizotërojnë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim

34-vjeçarja provon se ajo nuk ka nevojë për makijazh për të ndjekur një jetë të lumtur dhe të kënaqur, dhe kjo ka frymëzuar shumë të rinj e të reja që të ndjehen rehat me vetveten.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“As truri s’po më funksionon”, dëgjohet duke thënë artistja e hitit “Me, Myself and I” në videon e publikuar.

Këngëtarja vazhdon të jetë një model frymëzimi për shumë prej ndjekësve të saj, të cilët vlerësojnë jo vetëm talentin e saj muzikor, por edhe autenticitetin e saj si person.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndërsa sa i përket muzikës, Rexha po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “One In A Million” në bashkëpunim me David Guettan, gjersa ka dhënë sinjale se mund të sjell shumë shpejt në treg edhe baladën e saj të re “Now You Don’t Exist”. /Telegrafi/