Telegrafi

Pa dokumente tenton ta kaloj kufirin duke dhënë ryshfet, arrestohet nga Policia Kufitare e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej 20 euro zyrtarit policor në pikën kufitare.

I dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/