Telegrafi

Pa asnjë arsye, gërvishti Porschen me gur (Video)

Kamera e sigurisë e ka regjistruar një burrë, duke hedhur alkool mbi një Porche, e më pas duke e gërvishtur me gur.

Regjistrimi i bërë në Pragë të Çekisë, e tregon vandalizmin që i bëhet veturës së parkuar para një shtëpie.

Dëmtimi i bërë në veturën luksoze, mendohet të kushtoi mijëra euro, transmeton Telegrafi.

Pronari i veturës ka thënë se “nuk e njeh këtë njeri dhe se ai nuk ka pasur arsye ta bëjë një gjë të tillë”.

Ende nuk është bërë ndonjë arrestim lidhur me rastin. /Telegrafi/