Sean P. Diddy Combs është arrestuar për shkak të një sulmi me, siç është thënë, “armë vdekjeprurëse”.
Ngjarja ka ndodhur në kampin e kolegjit UCLA, ku luan futboll djali i tij, Justin.
Sipas TMZ, reperi është përleshur me trajnerin e ekipit, në të cilin djali i tij luan si lojtar defensiv.
Autoritetet e kanë arrestuar 45-vjeçarin, pasi kishte dashur ta godasë me hekur të peshave trajnerin.
Pasi pagoi garancinë prej 160.000 dollarësh, P. Diddy është liruar nga paraburgimi, kurse policia është duke hetuar rastin. /Telegrafi/