Telegrafi

Ozil i tregon kushtet Barcelonës, paga e kërkuar nga ai është 19 milionë euro në vit

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Mesut Ozil of Arsenal in action during the Premier League match between Arsenal and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on November 18, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Mesut Ozil ka kërkesa të jashtëzakonshme nëse Barcelona e do lojtarin dhe këto i di mirë presidenti Josep Maria Bartomeu.

Mesfushori i Arsenalit, që mbetet pa kontratë ka kërkuar pagë prej 370 mijë euro në javë,  apo thënë më mirë 19 milionë euro në vit.

Një shpenzim të tillë Barcelona mund t’ia lejojë vetes vetëm nëse në janar largon Arda Turan, paga e të cilit po ashtu është e madhe.

Përveç kësaj page faraonike, Ozil kërkon edhe bonuse të tjera në kontratë.

Wenger, që tashmë e ka të qartë se nuk do ta ketë lojtarin në shërbim të tij sezonin e ardhshëm, është i predispozuar që ai të arrijë marrëveshjen me Barcelonën.

Lexo po ashtu Barcelona ofron 20 milionë euro për Mesut Ozilin

Kjo pasi Ëenger nuk dëshiron ta sheh lojtarin e tij te Jose Mourinho dhe Manchester United.

Madje ka gjasa që kalimi të kompletohet që në janar.

Ozil ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi ai ka luajtur vetëm në Ligën e Evropës.

Arsenali do të kërkojë ta zëvendësojë Ozilin me yllin e ri të Schalkes, Leon Goretzkan. /Telegrafi/