Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se do ta konsideroj një kthim në Bundesligë te skuadra e Schalkes.
Ozil ishte larguar nga Schalke për te Werder Bremen në vitin 2008.
Ai e vazhdoi karrierën te Real Madridi, pastaj te Arsenali.
‘Schalke absolutisht është klubi më dashur për mua, jam fans i madh”.
“Unë jam rritur te Schalke”.
‘Sa u përket titujve Schalke është numër tre në Gjermani, pas Bayern Munich dhe Borussia Dortmund”.
“Kanë fansa të mrekullueshëm dhe stadium gjigant. Ai klub fantazi meriton më shumë”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/