Telegrafi

Ozil drejt transferimin në MLS, disa skuadra duan gjermanin

Mesut Ozil nuk ka të ardhme te Arsenali, pasi klubi nuk i ka lënë mundësit ë aktivizohet në Ligën Premier.

Trajneri Mikel Arteta nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë këtë edicion në Ligën Premier, por e ka lënë jashtë listës së lojtarëve edhe për Ligën e Evropës.

Mesfushori turko-gjerman ka shpërthyer për këtë mos respekt që i ka bërë Arteta dhe klubi, teksa pritet të largohet sa më shpejtë nga Arsenali.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në MLS është i hapur deri më 20 tetor dhe klubet po tentojnë ta bindin gjermanin.

Por problemi qëndron tek paga tejet e lartë e tij, pasi Ozil fiton 350 mijë funte në javë gjë që është një shumë e madhe për të gjitha skuadrat amerikane.

Colorado Rapids është skuadra favorite për të nënshkruar me gjermanin, por duhet ta bindin atë me një pagë të lartë.

Ekipet tjera që kanë hapësirë edhe për një lojtarë me pagë të lartë në MLS janë edhe DC United, Houston Dynamo, New York Red Bulls, Philadelphia Union, San Jose Earthquakes dhe Vancouver Whitecaps.

Largimi i 32-vjeçarit nga Arsenali është i sigurt, por nuk dihet nëse Ozil do të kalojë tani në MLS apo do të pres janarin për të vazhduar karrierën në ndonjë kampionat tjetër evropian. /Telegrafi/