Telegrafi

Ozan Tufan nuk shënon në portën e zbrazët nga dy metra afërsi, tifozi thyen televizorin (Video)

Fenerbahçe ka shënuar fitore në derbin e kampionatit turk.

Feneri triumfoi para shikuesve të vetë kundër Besiktasit me rezultat 2-1.

Jansen dhe Giuliano realizuan nga një gol nga pika e bardhë ndërsa Ryan Babel ishte realizator te Besiktasi.

Por, në shtetin turk është bërë hit një video teksa shfaqet një tifoz i kanarinave duke thyer televizorin.

E gjithë kjo pasi që në pjesën e dytë, Ozan Tufan nga një distancë prej dy metrave dhe i vetëm para goli, nuk arrin të shënojë duke goditur shtyllën.

Ndryshe, gjatë ndeshjes u treguan katër kartonë të kuq, përkatësisht nga dy për secilën ekip ndërsa pas përfundimit të takimit, edhe një lojtar i Besiktasit mori karton të kuq. /Telegrafi/