Telegrafi

Oxlade-Chamberlain rikthehet titullar pas 18 muajve me një gol të klasit botëror ndaj Genkut

Alex Oxlade-Chamberlain shënoi një gol shumë të veçantë në ndeshjen e tij të parë si titullar pas 18 muajve, në Ligën e Kampionëve kundër Genkut.

Një vit e gjysmë më parë Oxlade-Chamberlain u largua i dëmtuar kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pas vetëm 18 minutave lojë.

Të mërkurën ai bëri ndeshjen e tij të parë si titullar ku Liverpooli u përball me Genkun në takimin i cili përfundoi me fitoren 4-1 të anglezëve.

Lexo po ashtu Firmino vazhdon shkëlqimin, asistimi i tij me 'rabona' po çmend të gjithë

Mesfushori anglez shënoi pas dy minutash lojë golin e parë dhe dyfishoi epërsinë me një gol të klasit botëror nga jashtë zona në fillimin e pjesës së dytë.

Chamberlain shënoi gol të bukur në minutën e 57-të duke përdorur pjesën e jashtme të këmbës së djathtë për ta përfunduar topin në rrjetë.

Ky gol i anglezit shihet rrallëherë në fushat e futbollit dhe për këtë po vlerësohet lartë. /Telegrafi/