Telegrafi

Owen zgjedh formacionin më të mirë në histori të El Clasicos – përfshihen legjenda si Cruyff, Zidane dhe Maradona, por edhe Messi dhe CR7 (Video)

Michael Owen është i fundit që është përfshirë në debatin rreth El Clasicos, teksa ka zgjedhur formacionin më të mirë në histori të këtij derbi, ku pesë lojtarë vijnë nga Real Madridi dhe gjashtë nga Barcelona.

Derbi mes Real Madridit dhe Barcelonës i njohur si El Clasico, që do të luhet në këtë fundjavë ka bërë të gjithë të flasin për të.

I fundit që i është shtuar këtij debati është ish-sulmuesi anglez, Michael Owen, i cili në të kaluarën ka luajtur për Mbretërit.

Lexo po ashtu Real Madrid - Barcelona: Ronaldo, Luis Figo dhe Michael Laudrup, 10 yjet e mëdha që veshën fanellën e të dy klubeve (Foto)

Owen ka folur rreth ndeshjes së madhe mes Realit dhe Barçës, teksa nuk ka përtuar të zgjedh dhe formacionin më të mirë në histori të El Clasicos për gazetën spanjolle Marca.

Owen duke festuar një gol të fenomenit Ronaldo në ndeshje ndaj Barcelonës (Getty Images)

Sipas ish-sulmuesi të Liverpoolit, portieri më i mirë në histori të El Clasicos është ish-portieri i Realit, Iker Casillas, ndërsa në mbrojtje vijnë Carles Puyol, Sergio Ramos dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë Owen ka zgjedhur katër lojtarë, ku vetëm Zinedine Zidane vjen nga Reali, ndërsa tre tjerët vijnë nga Barcelona dhe janë: Michael Laudrup, Yohan Cruyff dhe Andres Iniesta.

Lexo po ashtu CR7 dhe Messi në El Clasico - kush ka statistikat më të mira: gola, asistime dhe fitore?

Në sulmin e krijuan nga tre lojtarë, Owen ka zgjedhur dy më të mirët e viteve të fundit në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa përkrah tyre edhe legjenda argjentinas, Diego Maradona.

Ndryshe, El Clasico e kësaj jave është paraparë të zhvillohet të shtunën në një orar të pazakonshëm, në ora 13:00. /Telegrafi/