Telegrafi

OVL e UÇK-së proteston me 12 qershor

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoi për situatën aktuale në Kosovë.

Kryesia e OVL UÇK-së ka konstatuar se “Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare”.

Kjo organizatë po ashtu thotë se “po vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sveçla”

“Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e  UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre”, thuhet më tej në reagim.

OVL e UÇK-së po ashtu ka vendosur që me datën 12 qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues

“Për kohën dhe vendin do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e  Kryesisë së OVL UÇK-së./Telegrafi/