Telegrafi

Overmars këshillon Arsenalin: Ziyech më i mirë se Ozil, shiteni gjermanin dhe merreni atë  

Ozil dhe Ziyech (Foto: Goal.com)

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars e ka këshilluar ish-skuadrën e tij, Arsenalin në lidhje me transferimet.

Para disa ditësh u raportua se Arsenali nuk kishte shfrytëzuar mundësinë për të transferuar Ziyechin në Emirates.

Por, tani ish-ylli i Topçinjve, Overmars i ka këshilluar drejtuesit e Arsenalit që ta sheshin Mesut Ozilin dhe ta blejnë Hakim Ziyechin.

Lexo po ashtu Arsenali e kishte shansin ta transferonte Hakim Ziyechin nga Ajaxi

Sipas legjendës holandez, Ziyech është më i mirë se ylli gjerman dhe mund të blihet me gjysmën e çmimit të shitjes së Ozil.

“Jam i befasuar që gjërat janë ende kaq të qeta rreth Ziyech.  Mendoj se ai është më i mirë se Mesut Ozil”, ka thënë fillimisht Overmars për Voetbal International.

“Unë do të thoja: shit Ozilin dhe për gjysmën e çmimit të tij ju mund merrni Ziyech”.

“Por, ata nuk dëgjojnë. Pra, është e mundur që ai të qëndrojë me Ajaxin”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/