Drejtori i Ajaxit, Marc Overmars, ka thënë se gjithçka është pranë përmbylljes për Matthijs de Ligt dhe transferimin e tij te Juventusi.
Mbrojtësi pritet të udhëtojë drejt Torinos, ku të martën do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe tashmë është lënë jashtë skuadrës holandeze për turneun parasezonal.
“Fundi është shumë pranë. Tash gjithçka ka të bëjë me garancinë bankare, duke qenë se Ajaxi është shumë strikt në këtë aspekt”.
“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, por jam i sigurt se do ta zgjidhin. Ata janë italianë”, ka thënë Overmars për Voetbal International.
De Ligt pritet t’i bashkohet Juves për 65 milionë euro plus bonuset të lidhura me paraqitjet e tij dhe shtesat, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime vjetore prej afro tetë milionë eurosh plus bonuset. /Telegrafi/