Frenkie de Jong është një nga emrat më të përfolur të momentin në botën e tregut të transferimeve.
Për lojtarin kanë shfaqur interesim Tottenhami, Interi dhe Barcelona.
Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka zbuluar se klubi katalunas ka bërë edhe ofertë, por që ajo ishte shumë e vogël.
“Barcelona ka bërë ofertë për lojtarin, por ata nuk e kanë vlerësuar mjaftueshëm”.
“Blaugranët mund të rikthen ta kërkojnë edhe në janar, por ne nuk shesim lojtarët në atë periudhë”, ka thënë Overmars raporton Mundo Deportivo.
Besohet se vlera financiare e kërkuar nga Ajaxi është rreth 50 milionë euro, gjë që klubet e mëdha refuzojnë ta paguajnë.
De Jong tashmë ka bërë edhe dy paraqitje me skuadrën e parë të Përfaqësueses së Holandës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=I34bfb9ZH6Q