Real Madridi është duke e monitoruar nga afër mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.
Los Blancos janë në kërkim të një mbrojtësi për ta zëvendësuar Pepen, i cili pritet të shkojë në Kinë.
Sipas TyCSports, qendërmbrojtësi 29-vjeçar është lojtari kryesor në listën e Zinedine Zidane.
Argjentinasi iu bashkua Cityt në gusht të vitit 2015 nga Valencia, ndërsa deri më tani ka bërë 20 paraqitje këtë sezon në Ligën Premier.
Thashethemet se Pepe do të shkojë drejt Superligës kineze, kanë bërë që Otamendi të bëhet kandidati kryesor për mbrojtjen e Mbretërve. /Telegrafi/