Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrjes vesh të lajmit se filmit kosovar “Zgjoi” është futur në listën e ngushtë të filmave që do të nominohen në “Oscars” për çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles njoftoi të martën listën e ngushtë të filmave në disa kategori, ku në kategorinë lartpërmendur, në mesin r 15 filmave figuronte edhe filmi i regjisores Blerta Basholli.
Osmani përmes një status në rrjetin sociale Facebook, ku ka përgëzuar të gjithë ekipin për suksesin e shënuar nga ky film.
“Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.
Ndërkohë, në Twitter Osmani nuk harroi të shrkuante se “filmi ‘Zgjoi’ bëri sonte historinë”, duke iu referuar faktit që Kosova për herë të parë futet në listën e ngushtë të filmave që garojnë për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj (ndërkombëtar)”.
TONIGHT 🇽🇰 FILM ‘HIVE’ MADE HISTORY! 🎉
Overwhelmingly proud! For the 1st time ever a Kosovo feature film has been shortlisted for the Oscars.
Huge congratulations to @Blertabb & the team, & the women of Krusha who bravely shared their story. #Oscars2022 pic.twitter.com/WYe3j7xVAS
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 21, 2021
“Sonte filmi “Zgjoi (Hive)” bën historinë! Shumë krenare! Për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimet Oscar. Urime të mëdha për Blerta Bashollin dhe ekipin dhe gratë e Krushës që treguan me guxim historinë e tyre”, shkroi presidentja në Twitter.
“Zgjoi (Hive)” përndryshe është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ndër to edhe tri çmime në festivalin e madh të filmit, ‘Sundance Film Festival’. /Telegrafi/