Site icon Telegrafi

Osmani: Votoj kundër mocionit dhe jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Osmani në fjalimin e saj deklaroi po ashtu se është kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it, transmeton Telegrafi.

“Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më pak në këtë kohë. Zëri i qytetarëve sot nuk është dëgjuar. Jam kundër çdo marrëveshje me PAN-in, dhe nuk e thyej besimin e qytetarëve me asnjë çmim, pra do të votoj kundër mocionit”, deklaroi ajo.

Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka filluar rreth orës 11:00./Telegrafi/

Exit mobile version