Telegrafi

Osmani vizitoi për Vitin e Ri Klinikën Emergjente, Kardiologjinë dhe një stacion të Policisë

Në prag të Vitit të Ri, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vizituan sot Klinikën Emergjente, atë të Kardiologjisë dhe Stacionin Policor Qendër.

Osmani ka theksuar se përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor ndaj qytetarëve janë burim krenarie për Kosovën.

“Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurt çdo ditë të vitit”, ka shkruar ajo në Facebook.