Site icon Telegrafi

Osmani: Vetëvendosje u fokusua në dallime, kjo s’ndodh askund në botë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar akuzat e Glauk Konjufcës, homologut të saj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani është shprehur se kushdo që din pak në punën e negociatave, duhet ta kuptojë që mospajtimet mes partive nuk përhapen në opinion, njofton Klan Kosova.

“Kushdo që i dinë ‘abc’ e negociatave, e din që nuk i qet mos pajtimet jashtë në publik. Nëse je i interesuar për marrëveshje, duhet fokusuar në ato që na bashkojnë”, tha Osmani.

Ajo në Blic Interview theksoi që përhapja jashtë e dallimeve nga negociatat është kundër parimeve themelore.

“Pavarësisht kush flet, nëse përpiqemi të arrijmë marrëveshje dhe natën tregojmë dallimet, kjo është kundër parimeve themelore të negociatave, kështu kontribuohet në prishje. Nëse dalim e shajmë njëri-tjetrin, të ulemi dhe atë energji ta shndërrojmë në kreativitet. Ka pasur intervista të caktuara të VV-së, ku janë fokusuar në dallime – e kjo nuk ndodh askund në botë, pasi jemi ende në negociata”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version