Sot më 24 gusht, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në “X”, ka uruar presidentin Volodymyr Zelensky dhe popullin e Ukrainës për Ditën e Pavarësisë, transmeton Telegrafi.
Osmani ka shkruar se ukrainasit janë përballë një lufte të paprovokuar, dhe se ata kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.
“Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka pohuar ajo.
Ndryshe, flamuri ukrainas 30 metra i gjatë është shpalosur para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar të vendit. /Telegrafi/
Our heartfelt wishes to President @ZelenskyyUa and the people of Ukraine on Ukraine’s Independence Day.
In the face of an unprovoked war, Ukrainians have demonstrated remarkable resilience, strength, and unwavering resolve to the world.
Kosovo has stood with you and will… pic.twitter.com/BYBWftQIrq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2024