Telegrafi

Osmani uron Pashkët ortodokse: Solidarizohemi me ukrainasit që sot festojnë nën atmosferën e luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, u ka uruar besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve.

Osmani në rrjetin social Facebook shkroi se kjo festë duhet të jetë moment i paqes dhe humanizmit.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani tutje ka shkruar se përkundër simbolikës së kësaj feste, shumë besimtar ortodoks ukrainas, sot pashkët i kremtojnë në atmosferën e luftës.

Postimi i plotë i Presidentes Vjosa Osmani në Facebook:

Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.

Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës./Telegrafi/