Site icon Telegrafi

Osmani uron Mbretin Charles III, thotë se Kosova pret që raportet me Britaninë të përforcohen

Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Mbretin Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Me ardhjen e tij në pushtet, Osmani ka thënë se Kosova pret që të forcojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe.

“Urime të përzemërta për Mbretin Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar ajo.

Charles III erdhi në krye të Mbretërisë në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. /Telegrafi/

Exit mobile version