Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.
Osmani përmes një postimi në “X”, ka shkruar se fitorja e kryeministrit Sir Keir Starmer është fitore historike, transmeton Telegrafi.
“Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur që së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka pohuar ajo.
Ndryshe, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, i është drejtuar turmave në qendër të Londrës pasi Partia Laburiste fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Duke folur vetëm pak minuta pasi fitorja e Laburistëve u konfirmua, Starmer u tha turmave se “ndryshimi fillon tani”. /Telegrafi/
Heartfelt congratulations, @Keir_Starmer, on your historic election victory!
The UK holds a special place in the hearts of all Kosovars, and I am confident that together, we will work closely to strengthen our longstanding alliance. Best of luck as you take on this important…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024