Site icon Telegrafi

Osmani uron besimtarët myslimanë: Gëzim, paqe dhe begati në Kurban Bajram

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Osmani ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet e gjithësecilit.

“Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”, thuhet në urimin e presidentes.

Osmani ka shtuar se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.

“Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë. Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit”, ka uruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version