Site icon Telegrafi

Osmani: Tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rrezikun e kancerit të gjirit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se tetori rozë është muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe të mposhtim çdo gjë.

“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo.

Ndryshe, grupe qytetarësh e përfaqësues institucionesh vendëse e ndërkombëtare u mblodhën të shtunën në një parakalim në qendër të Prishtinës, i cili synon ngritjen e shkallës së ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.

Pjesëmarrësit bënë thirrje për krijimin e kushteve që gratë të kontrollohen vazhdimisht meqë zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ofron mundësi më të mëdha për shërimin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version