Site icon Telegrafi

Osmani takon presidenten Metsola, e quan mike të Kosovës

Në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar Presidenten Metsola si një “mik të Kosovës”.

Lexo po ashtu Osmani takoi kryetaren e Parlamentit Evropian, bisedojnë për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian

“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version