Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomati sllovak ka arritur sot në Prishtinë ku fillimisht ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti.
Lajçak nesër pritet të takojë presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike.