Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani të hënën mbrëmje ka pasur një darkë në New York me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, transmeton Telegrafi.
Presidentja ka njoftuar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në dialog.
“Theksoi rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, thotë Osmani.
Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka zhvilluar takime edhe me liderë tjerë botërorë. /Telegrafi/
With @CounselorDOS Chollet & DAS Escobar we discussed developments in the dialogue.
Stressed the importance of a principled approach to full & balanced implementation of agreements & that ?? role is key to successfully conclude the process, paving the way for mutual recognition. pic.twitter.com/jYHPF9Y1y5
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 18, 2023