Site icon Telegrafi

Osmani takohet sot me Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të ketë takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, në ora 10:00.

Për ta përcjell këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.

Kujtojmë se Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve. /Telegrafi/

Exit mobile version