Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjatë diskutimit përmbajtësor kanë folur edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës
“Diskutim përmbajtësor me presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës. /Telegrafi/