Telegrafi

Osmani takohet me kancelarin gjerman Scholz në Samitin e BE-së, e falënderon për përkrahjen e palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar edhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për të cilën ka shprehur mirënjohje në emër të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kancelari gjerman, Scholz është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane.

Lexo po ashtu Osmani pritet nga der Leyen, Michel e Macron: Mbështetja e miqve është vendimtare për ecjen në rrugën evropiane

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/