Site icon Telegrafi

Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për çështjen e targave

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.

Abbott përmes një statusi në Facebook tha se zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata, duke iu referuar moszgjidhjes së çështjes për targat ilegale.

“Sot pata një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata”, ka shkruar Abbott.

Exit mobile version