Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se sot i kanë dhënë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtër, por që sipas saj, ka skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.
Osmani në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaçkitës, transmeton Telegrafi.
Deputetja ka pohuar se nga tetori po vjen koha e mirëqeverisjes.
Ndërkohë, sot në një seancë të jashtëzakonshme është shpërndarë legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës.
Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosën pro shpërndarjes.
Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.