Site icon Telegrafi

Osmani: Shpresoj që BE-ja do ta dëgjoj thirrjen tonë për heqjen e vizave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës online të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, tha se Kosova ka për qëllim integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit. Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”, tha Osmani.

Osmani madje kërkoi nga BE-ja që ta dëgjojnë thirrjen tonë për liberalizim të vizave.

“Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do ta dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e ndershëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të na japin liberalizimin e vizave pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret”, u shpreh Osmani.

Kryerparlamentarja në këtë panel foli edhe për mjedisin dhe problemin me ndotje. /Telegrafi/

Exit mobile version