Site icon Telegrafi

Osmani i shkruan letër Zelenskyt në ditën e pavarësisë: Ne jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar me një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me rastin e ditës së pavarësisë së Ukrainës.

Në letrën e saj Osmani i shpreh mbështetje presidentit të Ukrainës si dhe popullit të saj.

“Ne jemi me ju shpirtnisht, ne jemi me ju në veprime dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Tutje në letrën që Osmani i ka dërguar Zelenskyt e falënderon për pjesëmarrjen e ushtarëve ukrainas në misionin e paqes në Kosovë.

“Populli i Kosovës u është mirënjohës ushtarëve ukrainas të cilët morën pjesë në mision e paqes në Kosovë, për të cilët unë së fundmi kamë ndarë Medalje Ushtarake Presidenciale. Sot ne qëndrojmë të gatshëm për t’ju mbështetur me çdo kapacitet që mundemi, dhe kemi vendosur menjëherë sanksione ndaj Rusisë. Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe popujve tonë”, shkruan Osmani në letër. /Telegrafi/

Exit mobile version