Telegrafi

Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me situatën në Ukrainë pas sulmeve ruse.

Ajo është shprehur se ndërsa shihet situate me Ukrainën, flitet edhe për situatën me Kosovën, për shkak të tendencave të Rusisë për destabilizim të rajonit.

”Çështjen e rreshtimit tonë të qartë, me vlerat e lirisë dhe me të drejtën e popujve për të jetuar të lirë jemi rreshtuar që moti. Si një popull liridashës, ka treguar se qëndron me këto vlera. Dhe rreshtohet me këto vlera qysh në vitet e ’90-ta”, tha Osmani për Klan Kosova.

”Çfarë po ndodhë tani në Ukrainë? – nuk është vetëm një krizë që po ndodhë vetëm në Ukrainë, po rështë një krizë dhe një betejë mes vlerash. Vlerat e lirisë dhe demokracisë në njërën anë kundër autokracisë, të cilat po shfaqen në mënyrën më të ashpër më barbare”, tha ajo.

”Duke u marrë me Ukrainën, ne po merremi me vetvetën tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Për shkak se tendenca ruse për destablizim, nuk është vetëm tendencë ndaj Ukrainës, por është një tendencë ndaj gjithë rajonit”.

Osmani ka thënë se është e ditur që Serbia do ta mbështes Rusinë për veprimin e saj që ka bërë me nisjen e luftës në Ukrainë.

Ajo ka theksuar se kjo më së miri vërehet për shkak të ndikimit rus që është në Beograd, duke përmendur ekonominë dhe politikën.