Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli i cili e quajti “të lajthitur”, në lidhje me një letër të pranuar nga stafi civil i MSH-së në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ku në atë letër sipas Osmanit, thuhet se që nga viti 2016 nga shteti i Serbisë, Kosova ka pranuar si donacion në vlerë dhjetëra miliona euro, barna, pajisje mjekësore dhe material medicinal.
Osmani sqaroi dhe njëherë që letra i ka shkuar në cilësinë e kryetares së Kuvendit, si dhe në atë letër shkruan dhe për çështje të tjera që janë me rëndësi.
“]
“Po më akuzoni për fjalë që unë fare nuk i thash. Nëse mua më vjen një letër zyrtarisht nga sekretari i përgjithshëm i MSH-së, person shërbyes civil i cili ka shërbyer edhe gjatë mandatit tuaj..Kjo letër më dërgohet në cilësinë e kryetares së Kuvendit. Në këtë letër trajtohet edhe çështja e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, konventës së Vjenës…por ato gjëra do t’ua dorëzoj juve si deputet. Në asnjë moment unë nuk arsyetoj punën se si kanë hyrë sepse nuk e di, asnjë konstatim se dhashë. Donacioni nga Serbia nuk ka asnjë arsyetim as në vitin 2016, 2017, 2018, 2019 e as 2020. Thjesht ju informova që kjo letër më ka ardhur nga sekretari permanent e jo nga persona politik. Këtë letër do ta keni edhe ju si deputet sepse vlerësoj që kjo është në interes që të jetë pjesë e Komisionit Hetimor. Është e rëndësishme që edhe konteksti të shihet në vlerësim”, ka thënë ajo. /Telegrafi/