Site icon Telegrafi

Osmani publikon fotografi nga Samiti i Frankofonisë, shihet në shoqëri me presidentin Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë të shtunën disa fotografi nga Samiti i Frankofonisë, ku morën pjesë 88 liderë të vendeve pjesëmarrëse të këtij samiti.

Në një nga fotografitë Osmani u pa nën shoqërinë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja Osmani ka udhëtuar të premten për në Djerba të Tunizisë për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Samiti i Frankofonisë ka mbledhur krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.

Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018.

Më poshtë gjeni disa fotografi të publikuara nga Osmani:

 

Exit mobile version