Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë takimit, Presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.
“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë nga presidenca./Telegrafi/