Presidentja e vendit, Vjosa Osmani para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE është pritur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Osmani gjatë këtij takimi pritës e falënderoi presidentin e Komisionit Evropian, der Leyen për pritjen e ngrohtë.
Për këtë takim, Osmani në një postim në Facebook shkruan se përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë përpara në rrugën evropiane.
“Përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë përpara në rrugën evropiane”, shkruan Osmani.
Presidentja madje ftoi tre liderët der Leyen, Michel dhe Macron në Sunny Hill, në koncertin e Dua Lipas.
Osmani, duke folur rreth këtij koncerti, i tregoi presidentit Macron se Dua Lipa është nga Kosova. /Telegrafi/