Telegrafi

Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim në rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës nga Presidenca, në këtë takim presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, në takim mori pjesë edhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, njofton Presidenca e Kosovës.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj, ka pritur sot drejtoreshën për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Haradinaj ka njoftuar se me Hyland ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke shprehur nevojën për mbështetjen amerikane në proceset e ardhshme. /Telegrafi/