Pasditen e së shtunës serbët lokalë në veri të Mitrovicës kanë ndalur në rrugë dhe janë ngritur barrikada në në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Arsye për këtë është arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq në pikën kufitare në Jarinje.
Ai është ndaluar si i dyshuar në organizimin e sulmit në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të vendit, ku ishin sulmuar zyrtarët e KQZ si dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me situatën e re të krijuar në veri, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi se bandat kriminale të udhëhequra nga presidenti i Serbisë., Aleksandër Vuçiq kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
“Si gjithnjë, në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vuçiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës, mirëpo në këtë sfidë sikurse edhe në çdo tjetër, do të dalim fitimtarë”, përfundoi Osmani.
Përpos barrikadave me kamionë dhe automjete të ambulancës, janë ndezur edhe sirenat që ftojnë serbët lokalë që të dalin në rrugë.