Telegrafi

Osmani: PAN-i spekulon se i ka numrat, mandatar i dytë s’është VV po secili që siguron 61 vota (Video)

Deklarimet e presidentit Hashim Thaçi se sa i përket dhënies së mandatarit për formim të Qeverisë do të veprojë njësoj sikur paraardhësja e saj Atifete Jahjaga, shihet si shkelje e Kushtetutës nga Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se një veprim i tillë do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe një vendim të tillë do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, deklarimet e zyrtarëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për formim të Qeverisë, Osmani i sheh si spekulime pasi që, sipas saj, kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë.

“Me përjashtim të PDK-së, Lidhja Demokratike e Demokratike është e hapur për të bërë koalicione me të gjitha partitë e tjera”, ka thënë ajo duke shtuar se mundësinë për mandatarin e dytë nuk e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por secila parti që pas dështimit të koalicionit PAN do të mund t’i sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë. /Tribuna/