Site icon Telegrafi

Osmani: Nuk do ta pranojmë Bogovin për guvernator, Fatmir Besimi është zgjidhje më e mirë

Zv.kryeministir për Eurointegrime, Bujar Osmani, sot në një intervistë për TV24 tha se nuk do ta pranojnë Dimitar Bogovin për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Ai tha se për këtë pozitë ka zgjidhje më të mira dhe më profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë rast kemi zgjidhje më të mira dhe më profesionale, me sukses vendore dhe ndërkombëtare dhe mendojmë se Fatmir Besimi është zgjidhja më e mirë për sukses në këtë institucion. Ne nuk do ta mbështesim propozimin e Ivanovit dhe do të mundohemi ta bindim se Besimi është zgjidhja më e mirë”, tha Osmani.

Ai shtoi se propozimi i Ivanovit ka komplikuar koordinimin dhe ka rënduar komunikimin për këtë problem./Telegrafi/

Exit mobile version