Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete të jetës politike atje.
Sot Osmani është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/