Telegrafi

Osmani: Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendi ynë qëndron me Ukrainën.

Në profilin e saj në “X”, Osmani shkruan se populli i Kosovës e dinë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë, transmeton Telegrafi.

“Vendi ynë e dinë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës, e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por, liria mbizotëroi dhe do të mbizotërojë përsëri”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 22 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/