Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Pragë.
Në kuadër të këtij Samiti, Osmani ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm nga Evropa.
Në fotografitë e publikuara nga vetë presidentja, shihet duke biseduar me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani gjithashtu ka zhvilluar diskutim edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin kroat Andrej Plenkoviq, presidentin malazez Milo Gjukanoviq, presidentin holandez Mark Rutte etj.
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani krahas fotografive të publikuara.
Para mediave, Osmani ka thënë se kjo është ditë e rëndësishme për Evropën, ndërsa ka shtuar se nisma e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.
Ndryshe, Telegrafi ka mësuar se Osmani gjatë qëndrimit në Pragë do të zhvilloj takime të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. /Telegrafi/