Telegrafi

Osmani në një mënyrë të veçantë uron Shën Valentinin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve.

Duke u puthur dhe formuar një zemër me duar, me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, ajo tha se të dhurohet dashuri jo vetëm për këtë ditë, por çdoherë.

“Gëzuar Shën Valentinin!”

“Qoftë jo vetëm sot, por çdo ditë e mbushur me dashuri dhe të qeshura”, shkroi Osmani në rrjetin social “X”.

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave./Telegrafi/