Telegrafi

Osmani në New York takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin: Integrimi euroatlantik i Kosovës, domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se në takim me Chollet dhe Escobar diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili sipas Osmani është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut.

“Falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, shkruan ajo.

Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

Presidentja Osmani,  potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë të martën në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork.

Ndryshe, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell është mbajtur në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA. /Telegrafi/